Partia Demokratike e cilëson konfirmimin në detyrë të kryeprokurores Arta Marku cënim të besimit të publikut ndaj procesit të vettingut dhe shembjen e shtyllës kryesore të Reformës në Drejtësi. Sipas demokratëve, Marku do të duhej të ishte shkarkuar pasi në pesë raste kryeprokurorja ka shkelur ligjin.
Enkelejd Alibeaj:
“Sot në krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Vendimi i sotëm i Komisionit të Vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij”.
Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.
“Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë. Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional”.
Tv Klan