Ky zë i njohur do te na zgjoje te gjithë shqiptareve te hënën, qysh herët ne mëngjes. Aldo Morning Show rikthehet ne sezonin e ri ne Televizionin Klan, pas pushimeve te verës.
I ndjekur nga një audience shqiptare gjithëpërfshirëse, si brenda dhe jashtë vendit, ne një transmetim direkt përmes valëve te Televizionit Klan, Radio NRG dhe përmes internetit, Aldo Morning Show nuk do te rresht se surprizuari te gjithë shqiptaret, me lidhjet direkte nga qytetet me kryesore ne vend.
Telefonuesja: “O Aldo pse nuk bëhesh kryeministër ti o burrë?”
Aldon Lipe: “Ja të mbarojë emisioni, duro një çik”.
Telefonatat gjithfarëshe nga brenda dhe jashtë kufijve te Shqipërisë, dialogët aq karakteristike dhe padyshim muzikën me te pëlqyer te momentit. Nuk do te mungojnë edhe lidhje nga direkte nga vende te ndryshme te botes.
Janë plot dy ore te ngarkuara me emocione, batuta dhe humor, qe me se miri ne çdo kohe gjejnë interesin e kujtdo, qe kërkon një zgjim ndryshe, pse jo një zgjim aktiv, sikundër edhe stafi i realizimit te këtij emisioni te kudondodhur për shqiptaret.
Edhe ne këtë sezon te ri, nga e hëna ne te premten, Aldo Morning Show me informacionet me te fundit te lançuara me një tis te mprehte humori, premton te na zgjoje mire, duke na frymëzuar qysh ne orët e para te mëngjesit për një dite te vrullshme, pikënisja e se cilës lind ne TV Klan./tvklan.al