Kreshniku Gjergj Elez Alia, me 10 plagët e tij dhe me shpirtin e guximshëm të luftëtarit të shquar për liri, do të rikthehet pas 12 vitesh në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ky balet shqiptar me koreografi të mjeshtrit të ndjerë Agron Aliaj, do të vijë i pa ndryshuar në kocept dhe i ndarë në dy akte.
Bajlozi dhe Gjergj Elez Alia janë personazhet kryesorë me dyluftimet e tyre. Gert Vaso ndonëse në vite ka interpretuar Gjergj Elez Alinë kësaj radhe vjen në rolin e Bajlozit.
Gert Vaso (balerin): “Mund ta kem kërcyer këtë vepër mbi 15 herë, është një nga veprat më të bukura kombëtare. Rol i veçantë, për periudhën kur janë bërë në atë kohë kanë qenë të ngarkuara me tematika. Mënyra e lëvizjeve, kërcyeshmërisë…”
Veç vështërsive teknike për balerinët, ky balet i cili risjell këngët dhe baladat epike popullore, është sfidues për gjendjen emocionale që duhet të përcjellin.
Elda Logo (balerinë): “Është balet shumë i bukur, ka fuqinë e muzikës, ka fuqi të interpretimit të çdo personazhi dhe të lëvizjeve.”
Për herë të parë ky balet u vu në skeë në 30 mars të vitit 1986, ndërsa kësaj radhe do të luhet vetëm në dy ditë, 12 dhe 13 Maj në TKOB.
Tv Klan