Pavarësisht moshës dhe shijeve muzikore, Teatri i Operas dhe Baletit ka diçka për ju. Nga rroku, popi te klasiket italiane e franceze. Këngët me të njohura që bëjnë udhëtimin e përvitshëm nga skenat e teatrove të operas tek ato të stadiumeve, do të këndohen e kërcehen në, “Yjet e popit përballë yjeve të operas”.
“Sigurisht nuk është një shpikje e jona, pasi koncerte të tilla po zhvillohen vitet e fundit në vende të tjera dhe po funksionojnë shumë mirë, për shembull, në Spanjë nga vij unë”, tha dirigjenti Ricardo Casero.
Si në vendet e Evropës, që përbëjnë edhe referencë artistike për operan dhe baletin, qëllimi për të cilin zhvillohen kësi koncerte është vetëm një.
“Sigurisht që koncertet me muzikë rrok apo pop nuk mund të konkurrojë një shfaqje operistike pasi ajo përshin skenografinë, kostumet, dramën, baletin, është maja në nivelin artistik, por kur flasim për publikun, raportet përmbysen dhe pikërisht ne duam të kemi në sallë edhe publikun e tyre”
E vlerëson nivelin artistik të Juliana Pashës, Renis Gjokës, Kamela Islamajt, Venera Lumanit dhe Lindi Islamit, por shqetësimi i tij deri në ditën e shfaqjes është orkestra dhe këngëtarët e operas.
“Qesh….shumë mirë, të vetëdijshëm për nivelin artistik që duhet të sjellin në skenë”
“Yjet e popit përballë yjeve të operas” dy botë të ndryshme në mbrëmjen e 26 Dhjetorit në Pallatin e Kongreseve.
Tv Klan