Rruga drejt suksesit jo gjithnjë është e lehtë. Madje edhe për këngëtarët, që sot janë të njohur, nga diku e kanë nisur. Nga skena e Akademisë së Arteve, te ajo e muzikës së lehtë moderne, sot një zë i ri është pjesë e skenës së madhe të Operas dhe Baletit. Ajo është Simona Karafili, sopranoja që këndoi Leilën në mbrëmjen e tretë të operas “Peshkatarët e Perlave”.

Ngarkesa profesionale dhe emocionale rritej nga dita kur fitoi audicionin deri në provën e fundit. Fati e deshi që bashkëpunimin e parë ta kishte me Inva Mulën, mbi konceptin regjisorial të së cilës erdhën “Peshkatarët e Perlave” në Pallatin e Kongreseve.

Për Simonën, në një arie është muzika, zëri dhe veçanërisht interpretimi.

E ardhmja, ajo do të jetë dramatike… I referohemi roleve në skenë dhe jo karrierës, pasi Simona Karafili premton shumë.

TV KLAN