Është organizuar për të tretin vit radhazi Panairi i Librit në Green Coast, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”.
Panairi i stacionuar në shëtitoren buzë detit, ka mirëpritur të gjithë pushuesit dhe vizitorët për 4 ditë rresht, të cilët kanë patur mundësi ta vizitonin gjatë gjithë ditës.
Duke e parë librin si një shoqërues të rëndësishëm të pushimeve, janë promovuar botimet më të reja dhe librat “bestseller” për pushuesit e Green Coast.
Në panair ishte prezente edhe shkrimtarja dhe botuesja, Rita Petro, e cila mirëpriti të gjithë dashamirësit e librit, duke i përshëndetur dhe duke diskutuar për autorët dhe titujt më interesant të momentit.
Në Panairin e Librit u prezantuan libra për të gjitha grupmoshat, duke i kushtuar vëmendje edhe lexuesve të vegjël.
Një kënd i veçantë iu dedikua edhe librave në anglisht duke pasur parasysh interesin e lartë që kanë edhe turistët e huaj që kalojnë pushimet në Green Coast.
Panairi i Librit është një prej aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjatë sezonit veror në Green Coast, si Panairi i Produkteve Artizanale, aktivitete të sporteve ujore, poçeri, kinema verore çdo mbrëmje, ekspozitë me piktura, netë të kërcimit latin, yoga dhe shumë të tjera.
Green Coast është vendi ku përveç plazhit, gjen edhe shumë organizime të ndryshme pranë shëtitores buzë detit, në lifestyle center La Vista apo në Qendrën Tregtare Galeria by TEG.
Tv Klan