“Panairi i Librit, ka ngritur siparin e Edicionit të 27-të në Pallatin e Kongreseve. Janë 90 shtëpi botuese jo vetëm nga vendi, por edhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut që i bashkohen këtij eventi të rëndësishëm që do të zgjasë 5 ditë dhe ku lexuesit mund të gjejnë titujt që duan me çmime të reduktuara”, raporton gazetarja Anisa Krraba.

Për organizatorët, panairi përveçse është një festë e librit, sërish sjell në vëmendje sfidën që botuesit kanë për të afruar njerëzit tek libri.

Për lexuesit dhe qytetarët, Panairi i Librit është berë një event i shumëpritur, ndërsa janë të vegjlit dhe nxënësit e shkollave, ata që drejtohen të parët.

Ndërsa për botuesit, e rëndësishme edhe për këtë edicion është letërsia e mirë për të gjithë grupmoshat, si dhe përzgjdhja e titujve të duhur. Panairi i Librit, do të zgjasë deri më 17 Nëntor, ku uljet e çmimve variojnë nga 10% deri në 50%.

Tv Klan