Kryedemokrati Sali Berisha thotë se do të bëjë përpjekje për anulimin e “non gratës” ndaj tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rikthimin e Trump në Presidencë.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë me gazetarët, kreu i demokratëve shprehet se vendosja e “non gratës” ndaj tij është një vendim korruptiv i bazuar në lobimin e Kryeministrit Rama dhe të Soros.

Sali Berisha: Përsa kohë ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj në asnjë moment sepse zgjodha gjykatën. Nga data 19 Maj 2021 deri më 20 Janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, unë do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye të bazuar në lobimin korruptiv të Ramës dhe Soros.

Unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr, do të këshillohem me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur. I kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave në botë.

/tvklan.al