Te Real Madrid po marrin lajme të mira nga infermieria. Pas dëmtimeve të shumta të pësuar në fillim të sezonit, madrilenët tani po rikuperojnë disa nga lojtarët.

Pas Rodrygo që u rikthye në fushë, tashmë është rikuperuar edhe mesfushori Aurelien Tchouameni. Francezi ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me kampionët e Spanjës.

Tchouameni do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Athletic Bilbao, duke rikthyer pak qetësi te skuadra e Realit.

Megjithatë numri i lojtarëve që janë jashtë, ende mbetet i lehtë, pasi Militao, Carvajal dhe Alaba vuajnë nga këputja e ligamenteve, ndërsa Vinicius dhe Camavinga po përballen me probleme muskulore. /tvklan.al