Sistemi i transmetimit të energjisë është funksional pavarësisht goditjes që pësoi mbrëmjen e së mërkurës, kur si pasojë e një rrufeje në nënstacionin 220 Kilovolt Vaun e Dejës i gjithë vendi u zhyt në errësirë të plotë për të paktën 30 minuta.
Dritan Prifti: “Reagimi i sistemit ishte, u stakua linja e Podgoricës, u stakua linja e Vaut të Dejës Tiranë. U krijua një mbingarkesë në linjat e tjera dhe si pasojë patëm një rënie të sistemit energjetik për një periudhë rreth gjysmë ore. Ne arritëm që të ringrenim sistemin për një pjesë të rëndësishme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën për rreth 30 minuta dhe gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë rreth 40 minuta.”
Prezenca e rrufepritëse në nënstacionin e Vaut të Dejës sipas kreut të OST nuk ka mundur të shmangë rënien e sistemit.
Ymer Balla: “Të gjitha objektet energjetike kanë rrufepritëse, por probabiliteti i goditjes direkte të rrufesë pavarësisht nga numri i rrufe pritësave ekziston. Kështu që ata janë të mbrojtur, por ka raste të veçanta, raste që mund të ndodhin njëherë për mirë, me probabilitete shumë të ulëta që mund të humbasin direkt në objekt.”
Ministri Prifti tha se eksporti i energjisë po vijon në nivele të larta, pavarësisht defektit të djeshëm, diktuar edhe nga rezerva mjaft e madhe hidrike në vend./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro