Moti i nxehtë dhe i thatë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në situatën energjetike në vendin tonë. INSTAT bën të ditur se gjatë periudhës Korrik-Shtator, prodhimi neto i energjisë elektrike u ul me 2,9 % duke arritur vlerën 1.565 Gigavatorë nga 1.611 Gigavatorë të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2023.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 69,5 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 18,7 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 11,8 %. Hidrocentralet publike për këtë periudhë prodhuan 1.088 Gigavatorë nga 1.236 Gigavatorë të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 11,9 %.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 292 Gigavatorë nga 346 Gigavatorë të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 15,6 %. Të tjerë prodhues, prodhuan 185 Gigavatorë nga 30 të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6.3 herë.
Mungesat e krijuara nga prodhimi vendas janë plotësuar nga importi, i cili në tremujorin e tretë të vitit 2024, arriti vlerën 762 Gigavatorë nga 755 Giga që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 1,0 %.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë u rrit me 7,3 % dhe për këtë kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 14,7 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 1,0 %.
Tv Klan