Diabeti është një sëmundje kronike e cila shkaktohet nga nivelet e pakontrolluara të sheqerit në gjak.

Janë disa simptoma specifike të cilat na shfaqen në momentin kur ne kemi shqetësimet e para, të cilat nëse injorohen mund të çojnë në probleme akoma më serioze të shëndetit.  Për të na dhënë më shumë detaje sot në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ishte i ftuar diabetologu Dashamir Gjergji, i cili renditi disa nga simptomat e sëmundjes.

Simptomat e diabetit:

Etja e madhe

Urinimi i tepërt

Uri

Humbje peshe

Pafuqi, mungesë energjie

Dhimbje koke

Nervozizëm

Mungesë përqendrimi

Probleme me shikim, çregullim pamjeje, fokusimi.

Dashamir Gjergji: Ulja e moshës së diabetit, faktikisht po ndodh tek fëmijët. Nëse thamë që ka tip 1 tek fëmijët dhe tip 2 tek të rriturit, ne po na shtohet tipi 2 te fëmijët. Diabeti i pleqërisë po vjen te fëmijët. Në një farë mase është një “rini e plakur”.  Me rritjen e mbipeshës, sot që flasim kemi mbi 20% obezë në shkollat e mesme në Shqipëri. Është fatkeqësi e madhe. Nuk duhet të mblidhen pranë qendrave kompjuterike të luajnë me laptop, me Playstation. Të dalin në natyrë./tvklan.al