Duke folur për sëmundjen e diabetit dhe dëmtimet që ajo shkakton tek të prekurit në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Sara Zavalani tregoi vlerat normale që duhet të ketë pacienti, dhe se si këto vlera ndikojnë më pas në dëmtimet në sy.

Sara Zavalani tha se në rastet ku stadet e diabetit janë të larta, pra tej vlerave normale tek pacientët, me anë të kurimit mund të arrihet vetëm një përmirësim i shikimit dhe jo një rikthim. Kurse për sa u përket personave të prekur me diabet të cilët kanë vlera të ulëta dhe janë në fazën e diabetit të fshehur, prekja e syrit nga diabetit është më e rrallë.

“Nëse kemi vlera të larta të sheqerit fillojmë në vlerat normale për ata persona që janë të diagnostikuar me diabet duhet të kemi një sheqer esëll deri në 130 dhe 180, 2 orë pas buke. Nëse jemi në këto vlera dhe diabeti i fshehtë, ose hemoglobina e glukozuar, që është një mesatare e sheqerit për 3 muajt e fundit, është nën 7% kemi një diabet të ekuilibruar. Nëse diabeti është i ekuilibruar jo se nuk ka mundësi, por ka më pak mundësi që të bëjë prekje të syrit nga diabeti. Nëse kemi një diabet mbi këto vlera, pra nëse kemi një diabet të paekuilibruar me vlera të larta të sheqerit kemi dëmtime të enëve të vogla të gjakut siç është dhe vaskulatura e retinës. Në momentin që preken këto, atëherë ka rrjedhje tek enët aty dhe mund të shkojë deri në edeme, kemi shfaqe të retinopatisë diabetike proliferative ose joproliferative, secili nga stadet. Normalisht i pari është joproliferative që mund të zbulohet që është pak më i lehtë, më pas është proliferative që është standardi më i rëndë. Në varësi të stadit nuk kemi rikthim, mund të kem pak përmirësim pra të stopojë aty, po jo të rikthemi nga retinopati të rikthim në një pacient pa prekje të syrit. Nuk ka rikthim nëse shfaqet retinopatia,” tha mjekja./tvklan.al