Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni do të rifillojë transferimin e emigrantëve në Shqipëri gjatë muajit Janar.

Meloni ka thirrur një takim mbi këtë çështje për mënyrën se si të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes.

Pritet të bëhet një vlerësim për kushtet për riaktivizimin e projektit të Shqipërisë në fillimi i vitit të ardhshëm.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për dërgjmin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin ka hasur në pengesa për shkak të gjykatave italiane që e kanë kundërshtuar vendosjen e refugjatëve në kampet shqiptare.

Në opinionin që Gjykata e Lartë dha më 19 Dhjetor, thuhet se është e drejtë e qeverisë për të përcaktuar listën e vendeve të sigurta të origjinës.

Ndërsa gjykatësit mund të ndërhyjnë në çështje individuale në lidhje me këto lista, por jo t’i zhbëjnë ato.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, ne një intervistë për Corriere della Sera është shprehur i bindur se “qendrat” për emigrantët në Shqipëri do të jenë shumë të dobishme për të përshpejtuar procedurat për dhënien e azilit për ata emigrant që kanë të drejtën, por mbi të gjitha për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë.

Klan News