Ato pak pika shiu nuk e shuan atmosferën e zjarrtë të Karnavaleve të famshme që kanë pushtuar Rio de Janeiron këto ditë.
Dhjetëra njerëz u dyndën bulevardeve të qytetit të dytë më të madh brazilian për të shijuar performancën e kërcimtarëve nën ritmet e muzikës Samba.
Ngjyrat të ndezura dominonin statujat dhe maskat me imazhet e personazheve të krijuara me fantazi.
Atmosferën e ndezën edhe balerinat e shkollave me famë botërore të kërcimit Samba.
Pjesë e paradës u bënë edhe kafshët. Festivali tradicional 5-ditor i karnavaleve braziliane starton periudhën e kreshmëve katolike. Kjo është festa e parë që pas zgjedhjes president të radikalit të djathtë Zhair Bolsonaro, kritik i ashpër i komunitetit LGBT i pranishëm në festime.
Tv Klan