Në “Talk Love Story” në Tv Klan ditën e sotme, panelit të opinionistëve i është bashkuar edhe Robert Aliaj. Me komentet e tij për konkurrentët ka ngjallur jo pak debate në studio. Aliaj “nuk e kursyer” as të birin, për të cilin është shprehur se ka ato rezervat e tij.
Roberti: As Kristi nuk është në rregull.
Kristi: Pse the që nuk jam në rregull as unë?
Roberti: Mua më pëlqen mendimi yt, por je pak i tërhequr. Në rastin më të mirë është vëzhgues.
Daniela: Nëse është dikush jashtë loje, ai është Kristi. Është i papërfshirë fare, mos e mbro.
Roberti: Mos mendoni ashtu, mund të jetë vëzhgues. Unë kam me Kristin probleme siç ka çdo baba me djalin e tij.
Daniela: S’je babai fare këtu.
Roberti: Unë kam ardhur sepse kam ardhur për të bërë rolin që më takon. Kristi është një djalë i zgjuar që është shkëputur nga imazhi i babait të tij simbolikisht. E ka vrarë babain e tij shumë vite më parë dhe unë e them këtë krejtësisht personale me Kristin, si shok. Kisha mundësi që ta pengoja që të vinte këtu, por nuk e bëra./tvklan.al
Këtu mund të ndiqni të plotë emisionin e sotëm të Love Story Talk