“Talk Love Story” në Tv Klan ka nisur mes diskutimeve të shumta ku dhe këtë puntatë panelit të opinionistëve iu bashkua edhe Robert Aliaj. Si babai i Kristit, artisti është ngacmuar në lidhje me takimet e të birit. Teksa ka komentuar në lidhje me këtë gjë, Aliaj ka treguar se një ndër takimet që mund të veçojë si më të bukurin është ai i Kristit dhe Xhenit.
Roberti: Unë refuzoj që t’i shoh takimet e Kristit, përveç të javës së kaluar që më pëlqeu shumë. Nuk folëm për takimin më të bukur që kam parë unë deri më sot që është takimi i Kristit më Xhenin.
Xhoni: Ti Robert po na ul takimet tona.
Eni: Po takimi me Lilin, se në njëfarë mënyre ishe “kumbar”?
Roberti: Puthja e Kristit me Lilin ishte gjëja më organike për një mashkull. Kristi nuk bëri gjë fare. Po të isha unë do të kisha dalë jashtë dhe ik në hotel, Kristi e la aty.
Daniela: O Kristi ngjaji pak babait./tvklan.al