Me 562 vota eurodeputetja e djathtë malteze pjesë e partive popullore evropiane Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian në garën me kandidaten e majtë Irene Montero që mori vetëm 61 vota.
Pas votimit Metsola u shpreh në mbështetje të zgjerimit të BE-së me shtetet ballkanike, Ukrainën , Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
“Ne duhet që të pregatitemi për zgjerimin e Bashkimit tonë Evropian. Njerzit në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor i kanë syte tek ne. Atyre ju është mohuar progresi prej një kohe të gjatë. Ne duhet të jemi të pregatitur për të qenë krahë hapur ndërkohë që secili prej këtyre shteteve vijon rrugën e reformave dhe do të vlerësohet në bazë të meritave dhe kritereve që duhen plotësuar.”
Në votim mori pjesë edhe Fredi Beleri që bën pjesë në grupin e eurodeputetëve grekë.
Metsola bëhet kështu një nga figurat kryesore që do të udhëheqin BE-në në mandatin e ri pesë vjeçar së bashku me presidentin e Këshillit Evropian post që ështe siguruar nga ish-kryeministri portugez António Costa, kreun e Komisionit Evropian post për të cilin kandidon Ursula von der Leyen e cila pret votimin e së enjtes në Strasburg.
Klan News