Boksieri shqiptar dy ankesa në Federaten Gjermane, akuza për doping
Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi ka bërë dy ankesa në Federatën Gjermane të Boksit për humbjen e titullit ndaj Dominik Boesel.
Krasniqi humbi titullin e IBO-së në kategorinë për peshat e mesme pas një vendimi unanim të gjyqtarëve të cilët i dhanë rivalit të tij.
Por, Krasniqi ka dyshime se Doesel ka përdorur doping në këtë ndeshje dhe për këtë ka vendosur të ankimohet. Diçka të tillë e pohoi menaxheri i tij, Luan Dreshaj për mediat kosovare.
“Gjithsej Bosel ka dhënë 29 goditje ilegale ndaj Robinit, çka është një skandal tepër i madh. Është shumë e çuditshme se si Bosel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrolleve të dopingut. Kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshirë në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman”, deklaroi Dreshaj.
Krasniqi tha se e meritoi fitoren dhe që vendimet e gjyqtarëve ishin të pakuptimta.
Klan News