Lojërat Olimpike të Parisit u shndërruan në tabu për Norbert Kobielski. Polaku është pezulluar nga kompeticioni i kësaj vere në kryeqytetin francez, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut. Nga testet anti-përdorimit të substancave të ndaluara, sportisti i kërcimit së larti doli në përfundimin se kishte përdorur një substancë të ndaluar si metaboliti Pentedrone norephedrine.
Ajo ndihmon sportistin për të lehtësuar dhimbjet gjatë aktivitetit fizik. Kobielski fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane vitin e kaluar, ndërsa ai regjistroi lartësinë më të mirë personale prej 2.33 metrash në eventin final të Diamond League në shtator.
27-vjeçari përfundoi në vendin e shtatë në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura 2024 dhe të 10-in në Botërorin e Budapestit, duke grumbulluar pikët e kualifikimit në ngjarjen më të rëndësishme sportive të kësaj vere.
Ai është 9 herë kampion kombëtar në Poloni, me këtë të fundit që humbet shumë me mungesën e tij në Olimpiadën e Parisit. Lojërat Olimpike nisin këtë të premte, teksa kualifikueset e kërcënimit së larti për meshkuj do mbaheshin më 7 Gusht.
Klan News