Aventura e Paul Pogba te Juventusi është mbyllur. Mesfushori ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2026, por palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën mes tyre.
Francezi kthehet nga dënimi i FIFA-s për doping në muajin Mars të vitit të ardhshëm, por te Juventusi nuk e llogarisin më. Mediat angleze, bëjnë me dije se në ditët e ardhshme, Pogba do të dalë lojtar i lirë, pasi do të mbyllë kontratën me torinezët.
Ish-lojtari i Manchester United do të jetë në gjendje për t’u rikthyer në lojë në mars, pasi ndalimi i tij 4-vjeçar për doping u reduktua në 18 muaj nga Apeli. Klube të ndryshme në Evropë, Arabinë Saudite dhe MLS janë të interesuara për nënshkrimin e 31-vjeçarit.
Pogba pritet ta zgjedhë skuadrën e re në muajin Janar dhe në Mars do të rikthehet të luajë në fushë. /tvklan.al