Mats Hummels është lojtari më i ri i Romës. Zyrtarizimi i transferimit ka ardhur nga vetë klubi italian.
Futbollisti veteran, ishte pa skuadër nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga Borussia Dortmund dhe do të vazhdojë karrierën në Serinë A.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mbrojtësi është prezantuar me fanellën e Romës.
35-vjeçari ka rënë dakord për kontratën për një sezon, por nëse bind me paraqitjet, nuk përjashtohet mundësia e rinovimit edhe për një tjetër sezon.
Afrimi i Hummels, është i dyti radhazi te Roma me parametra zero, pasi pak ditë me parë u zyrtarizua edhe Mario Hermoso, që gjithashtu ishte pa kontratë. /tvklan.al