Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë u vlerësuan veprat më të mira të shkruara në shqip për vitin 2023. Romani më i mirë i vitit u vlerësua ai i shkrimtarit Besnik Mustafaj “Fati i Marrë” për guximin dhe imagjinatën në krijim. 

Rendësinë e debatit kritik, dhe mbrojtes së Gjuhës Shqipe u vu në qendër të diskutimeve. Vepra më e mirë poetike ishte “Qeramikiana” e poetes Entela Tabaku, historiani Pëllumb Xhufi u vlerësua për veprën më të mirë studimore ”Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”. 

Me librin për fëmijë “Kroni dhe Pulbardha” u vlerësua autorja Ledjona Braho. Çmim pati edhe për përkthimin më të mirë, ai shkoi për Ana Koven që solli në shqip nobelistin gjerman, Gunter Grass. U vlerësua për vëllimin më të mirë në tregime, “Dashnia asht” e autorit Shpëtim Kelmendi.

Tv Klan