Të ftuar:

Irida Xhura

Kristiana Çelaj

Valbona Banka

Amira Ukaj

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Pulë krokante me perime të buta në furrë

800 gr mish pule

2 lgj mustardë

2 lgj majonezë

Kripë dhe piper i zi

1 lç kumin

Perimet

2 patate

150 gr domate qershi

250 gr brokoli

2 speca mix ngjyra

1 qepë e kuqe

2-3 degë trumzë

Pak rigon

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Pastrojmë perimet dhe i vendosim në një tepsi të prera sipas dëshirës. I spërkatim me vaj ulliri, pak kripë, pak rigon, piper të zi, 2-3 degë rozmarinë. Copat e pulës, kofshë ose trash-kofshë i marinojmë me mustardë, majonezë, kripë dhe piper të zi dhe kumin. Lyejmë të gjithë sipërfaqen me këta përbërës dhe vendosim mishin mbi perimet. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 190-200 gradë për 45-50 minuta dhe gjithçka gati për ta shërbyer.

Qofte vegjetariane

2 kunguj të njomë

Kripë

1 patate

2 vezë

1 karrotë

3 lgj majdanoz i grirë

1 thelb hudhër

Piper i zi

Pak piper i kuq

4-5 lgj miell

100 gr djathë

Vaj ulliri

Miell për lyerjen e qofteve

Vaj për skuqje

Salca shoqëruese

3 lgj salcë kosi

2 lgj majonezë

Kopër

2 thelpinj hudhër

Kripë

Grijmë kungujt në rende. I spërkatim me pak kripë dhe i lëmë 10 minuta të pushojë për të nxjerrë lëngun e tyre. Grijmë pataten përsëri në rende, e shtrydhim me duar për të nxjerrë lagështinë dhe vendosim më pas në një tas ku do të shtojmë vezët, karrotën e grirë në rende, majdanozin e grirë hollë. Grijmë hudhrën në rende hollë, shtojmë piper të kuq, piper të zi. Shtrydhim kungullin nga lëngu dhe e shtojmë në tas. Shtojmë djathin e thërrmuar dhe e përziejmë. Në fund shtojmë miellin dhe përsëri vazhdojmë përzierjen. Lagim duart me ujë ose vaj. Formojmë qofte të madhësisë që preferoni. I pudrosim me miell dhe i skuqim në vaj për 3-4 minuta nga secila anë dhe më pas i shërbejmë.

Si të “shpëtojmë” leximin në ditët e sotme

Tekno-Broni”, romani për fëmijë në kërkim të librit, ilaçit magjik