Këngëtarja e njohur angleze, Cheryl, ka rrëfyer se nuk di si të pastrojë pasi nuk ka mësuar kurrë se si të merret me punët e shtëpisë. 36-vjeçarja ka treguar se i është bashkuar grupit të popit “Girls Aloud” që adoleshente dhe e ka kaluar jetën duke jetuar nëpër hotele.
Në këtë mënyrë nuk i ka kushtuar rëndësi asnjëherë pastrimit. Mirëpo edhe pas ndarjes së grupit gjashtë vjet më parë dhe që kur u bë nënë, Cheryl ka pranuar se ende nuk e ka idenë si ta pastrojë shtëpinë.
“Kam qenë me grupin që 19 vjeçe, kështu që nuk mësova kurrë (si të pastroj). Mund të heq pluhurat, por vetëm kaq. Nuk jam mirë në pastrim. Pastruesja ime është një dhuratë nga Perëndia”, ka rrëfyer ajo më revistën ‘Weekend’.
Megjithatë ajo ka shtuar se ka një punë shtëpie që i pëlqen, që është gatimi. Cheryl ka qenë e martuar me ish-futbollistin e Anglisë, Ashley Cole dhe së fundmi ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin Liam Payne. Lidhja me ish-anëtarin e ‘One Direction’ përfundoi në vitin 2018./tvklan.al