Emisoni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën e realizuar me gazetarin Idro Seferi.
Ai në studio ka rrëfyer detaje interesante rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale.
Seferi foli edhe për periudhën e vështirë të luftës në Kosovë dhe mënyrën se si kishte mbetur vetëm me motrat dhe frikën që përjetonin nëse një ditë do mund të takoheshin dot me prindërit.
Më tej, ai u shpreh se 13 persona nga familja e tij humbën jetën nga lufta në Kosovë, një prej tyre dhe djali i hallës, vetëm 15 vjeç.
Idro Seferi: Me fillimin e bombardimeve të NATO-s dhe natyrsisht edhe tek forcat e atëhershme që vepronin në Kosovë, të ndryshme serbe krijohet një lloj agresviteti dhe plan për spastrim etnik. Të nesërmen pas bombardimeve fillon historia e dëbimeve edhe nëpër qytete, por nuk është aq e thjeshtë të largohesh nga një zonë lufte sepse njëherë nuk të lejojnë, pastaj në vende të ndryshme krijohet një rrezik. Kur dalim në rrugë, në ato momente bëhet një turmë shumë e madhe, në një moment ngelëm, vëllai kishte ikur që përpara ishte në Gjermani dhe ngelem vetëm me motrat, ndahemi nga prindërit. Diku 24 orë atëherë i dëbonin njerëzit në Shqipëri thonin, por në atë kohë ne nuk e dinim çfarë po ndodhte me ta, nëse ata çoheshin në varreza masive. Ishte kohë lufte dhe Shqipëria ishte larg megjithatë, që të vije në rrugë zyrtare duhet të shkonim në Prizren për t’u futur në kufi. Në një mbrëmje përfundon një pjesë e atij aksioni dhe na ofrojnë që të shkojmë ose të strehohemi, ose të kthehemi nëpër shtëpi, por nëpër shtëpi nuk e dinim se e kishin më gjithë mend. Edhe na çojnë në një sallë sporti, që është në Pejë diku 5 mijë-10 mijë veta. Na thonin njerëzit që jemi aty për të na bombarduar NATO. Të nesërmen e kësaj dite vendosëm me motrat që të kthehemi në shtëpi dhe takimi i parë me prindërit ka qenë një histori mjaft e vështirë për shkak se e mendonim në atë kohë, se mund të mos takoheshim më.
Mirela Milori: Mesa di ka patur viktima në familjen tënde të madhe flas?
Idro Seferi: Halla ime ka ikur nga zona e luftës, por në një moment janë kthyer dhe çuni i hallës time 15 vjeç është ekzekutuar së bashku me 12 kushërinj të tjerë. Por kam patur persona në familje që janë plagosur. Çuni i hallës time ka jetuar tek ne në atë kohë dhe kemi qenë gati një moshë, ata janë ekzekutuar në oborrin e një shtëpie në lagjen e tyre dhe nga të 13, diku 10 kanë qenë minorenë të gjithë.
Mirela Milori: Në total sa persona nga familja jote kanë humbur jetën?
Idro Seferi: Këta i kam kushërinj edhe më të afërm, edhe më të largët, por janë 13 që janë vrarë në një fshat afër Pejës. Kam një çun halle që është një person, që është një nga mbështetësit të punës që bëj unë në Serbi pavarësisht kësaj historie./tvklan.al