‘Babagjyshët‘ në Britani po mësojnë rregulla të reja për mënyrën se si do të funksionojë Krishlindja këtë vit.
Rregullat e reja përfshijnë maska festive prej kadifeje të kuqe, pajisje për dhuratat dhe shmangie e kontaktit me fëmijët gjatë dhënies së dhuratës.
Kompania e argëtimit në Londër, e cila ka drejtuar “Santa School” për 25 vjet, këtë vit filloi përgatitjet më herët se zakonisht për të siguruar që klientët që punësojnë një Santa apo edhe publiku të jenë të sigurt dhe të mbrojtur.
Trajneri dhe themeluesi i organizatës, James Lovell tha se ka tre ndryshime kryesore për të cilat janë duke punuar.
“Ne kemi krijuar disa maska të reja, të cilat janë të ngjashme me kostumin e babagjyshit. Unë mendoj se një fëmijë do të ndjehet rehat dhe më i sigurt në këtë mënyrë. Së dyti është e rëndësishme distanca sociale. Distanca midis fëmijës dhe babagjyshit do jetë 2 m. Së treti, shkolla ka krijuar një pajisje të vogël mbi të cilën Santa vendos dhuratat dhe më pas fëmijët mund t’i tërheqin drejt tyre. Duhet të zbatojmë distancën, por argëtimi, gëzimi, dashuria dhe magjia nuk do të ndryshojnë kurrë”./tvklan.al