Lajme Arkiva 2003
Në KZQV-në e Tiranës deri në mbrëmjen e sotme janë dorëzuar rreth 175 kuti votimi. Qendrat e votimit që kanë dorëzuar më shumë kuti i përkasin njësive numër 2, 3, 5, 7 dhe 8. I pyetur lidhur me qendrat e votimit të cilat nuk kanë dorëzuar asnjë kuti, kryetari i KZQV-së së Tiranës, përfaqësues i Partisë Demokratike shprehet se ky komision nuk ka dijeni dhe as informacion për këtë vonesë.
Gazetarja: Sa kuti votimi kanë mbërritur deri më tani?
Përfaqësues i PD-së: Kanë mbërritur 174 kuti votimi. Ne jemi në pritje të kutive të votimit të na vjen nga qendrat e votimit. Gjithsej janë 345 qendra votimi, nga këto kanë ardhur 174.
Gazetarja: Cilat njësi nuk kanë sjellë fare kuti votimi?
Përfaqësues i PD-së: Njësitë numër 6 numër 4 dhe numër 11.
Gazetari: Përse nuk kanë ardhur akoma?
Përfaqësues i PD-së: Nuk kemi dijeni.
Gazetari: Po për ndonjë mosfirmosje të ndonjë anëtari të ndonjë subjekti politik, prandaj kjo mund të jetë arsye e vonesës? A keni dijeni?
Përfaqësues i PD-së: Ku? Nëpër qendra votimi? Nuk kemi dijeni për këtë. Këtu çdo gjë është në rregull.
Ndërsa kryetari i një qendre votimi të njësisë numër 3 të kryeqytetit tregon arsyet përse i dorëzoi kutitë e votimit i vetëm dhe me vonesë.
Kryetari i qendrës së votimit: Procesverbali erdhi me vonesë për arsye se personat që ishin nënkryetari dhe sekretari i Partisë Demokratike, me të marrë vesh që u bënë ato veprimet rezultatin e kishin nxjerrë me humbje dhe ikën menjëherë. Nuk qëndruan fare dhe unë ngela për ti dorëzuar vetë siç më shikoni këtu.
Gazetarja: Pse u dorëzuan me aq vonesë?
Kryetari i qendrës së votimit: Vonesa është sepse i prita ata të vinin, por ata nuk erdhën dhe u detyrova të vij vetë.
Gazetari: Po rezultatin e kanë firmosur?
Kryetari i qendrës së votimit: E kanë firmosur, në mënyrë të rregullt kanë firmosur dhe çdo gjë shkoi shumë në rregull deri në mbyllje të rezultateve.
Sipas anëtarëve të KQZV-së të Tiranës do të duhet rreth një javë që të shpallen rezultatet zyrtare të fituesit të postit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit./tvklan.al