Viti 2020 ka nisur me Kryeministër në detyrë dhe po përfundon i tillë.
Avdullah Hoti është Kryeministri i tretë në detyrë brenda vitit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka shpallur jolegjitime qeverinë Hoti pasi e quan jovalide votën e deputetit Ethem Arifi e cila ka qenë vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti.
Vendi pritet të shkojë në zgjedhje vitin e ardhshëm, ndërsa Presidentja në detyrë Vjosa Osmani pa humbur kohë ka ftuar partitë politike për konsultim për datën e zgjedhjeve.
Kreu i LVV-së Albin Kurti pas takimit me Presidenten në detyrë tha se si LVV janë të interesuar që data e zgjedhjeve të jetë sa më e shpejtë. Ai është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet.
Ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë duke u bërë thirrje partive politike që të respektojnë këtë vendim. Zgjedhjet ka gjasë të mbahen në fund të Janarit apo në fillim të Shkurtit.
Tv Klan