Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Poliçan.
Siç raporton gazetarja Anila Sefa, një “Ford Furoistradë” ka ngecur në mes të rrjedhës së lumit Osum. Mësohet se shoferi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe duke notuar ka arritur në breg. Më pas ai ka kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy pasagjerët Ilir Ballolli dhe Taulant Bakashi janë kapur te makina.
Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë.
Të bllokuarit kanë shpëtuar mrekullisht, pasi i kanë tërhequr me litar nga uji. Gjatë aksionit, rrymat e forta të lumit i kanë rrezikuar jetën edhe një zjarrfikësi.
Në pamjet e siguruara, shihet momenti i shpëtimit:
/tvklan.al