Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Virusi i gripit ka më se një javë që është bërë prezent edhe në Gjirokastër. Pasojat e këtij virusi që tashmë po duken ndjeshëm në këtë qytet, kanë shtuar tre raste me meningjit, si pasojë e temperaturës së lartë dhe disa të tjera me pneumoni. Moshat më të prekura janë fëmijët.

Rastet e shumta dhe numri i vogël i shtretërve në pediatri, ka bërë të mundur vetëm shtrimin e atyre fëmijëve, të cilët kanë rezultuar me komplikacione. Tre rastet e shfaqura me meningjit në Gjirokastër dhe Tepelenë, kanë ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital, me prekje të trurit. Ndërsa për fëmijët e moshave nga 0-1 vjeç, virusi i grimit paraqet edhe rrezikshmëri për jetën./tvklan.al