Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Deri tani ka arritur në 17 numri i pacientëve të sëmurë me verdhëz në fshatin Valare të Gjirokastrës, të cilët janë shtruar për t’u kuruar në spitalin “Omer Nishani” të këtij qyteti. Verdhëza ka prekur moshat e vogla kryesisht ato të kopshteve dhe ciklit fillor.

Mjekët pranë spitalit rajonal shprehen, se epidemia ka ardhur si pasojë e pranisë së stallave të bagëtive pranë shtëpive të banimit, si dhe nga ndotja e ujit të pijshëm. Ndërsa banorët thonë, se deri tani askush nuk ka marrë ndonjë masë për parandalimin e epidemisë. Megjithëse në drejtorinë e Shëndetit Publik thuhet, se janë caktuar mjekë për kapjen e rasteve të reja.

Të prekur nga verdhëza, banorët e fshatit Valare, po i drejtohen çdo ditë spitalit rajonal në Gjirokastër./tvklan.al