DIABETIStili i jetesës, ushqimet e pakontrolluara dhe me shumë kalori, si dhe reduktimi i aktivitetit fizik kanë bërë që numri personave të prekur nga diabeti të arrijë në 70 mijë. Sipas mjekëve kjo semundje e cila karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak, dëmton në heshtje disa organe duke e invalidizuar personin që nuk e trajton siç duhet.

Kontrolli i kujdesshëm i glukozës nëpëmjet një diete të posaçme dhe ushtrime fizike, sipas mjekëve ulin rrezikun për komplikacione  nga 50 % deri në 70 % . Nëse kapet në kohë, diabeti mund të trajtohet pa kaluar në komplikacione.

TV KLAN