Në Shqipëri nuk do të ketë pagë më të ulët se 18 mijë lekë në muaj. Zv/ministri i Punës, Kastriot Sulka, thotë se nga vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e pagës minimale me 1 mijë lekë, përfitojnë si të punësuarit në shtet ashtu edhe ata në sektorin privat. Sulka shton se nga 11800 lekë që ishte paga minimale në maj të 2005, tashmë rezulton e rritur me gati 53%.
Kastriot Sulka: “Në administratën publike është rritur është rreth 6 mijë veta, është e detyrueshme të aplikohet në të gjithë biznesin privat dhe aplikohet natyrisht ndaj pagës minimale të tyre. Në të njëjtën kohë pastaj do të ketë edhe efektet indirekte për të gjithë këto grupet ën nevojë që janë paraplegjikët, invalidët e ndryshëm, tetraplegjikët. Nga 17 mijë lekë është bërë në 18 mijë lekë ka një rritje prej 5.9% dhe duke e krahasuar me vitin 2005 kemi një rritje me rreth 53%, 52.5% të pagës minimale.
E ndërkohë që rritja e pagës minimale kënaq punonjësit, nga ana tjetër nuk pritet të ndikojë negativisht tek detyrimet që biznesi ka karshi shtetit.
Kastriot Sulka: “Besojmë që duke pasur parasysh që është ulur vetëm në muajin maj 5% pagesa për kontributet shoqërore, rritja është me 5.9% kështu që neutralizohet për ta nuk është një … dhe kjo ka qenë gjithmonë në vëmendje, por edhe vetë kushtet në të cilat është konkurrenca e biznesit tonë në raport me të huajt.”
Falë këtij ndryshimi, Shqipëria arrin të kaloje edhe vende të Bashkimit Evropian si Rumaninë apo Bullgarinë për nivelin e pagës minimale. Vendimi i qeverisë parashikon edhe një pagë minimale orare për punëmarrësit me kohë të pjesshme në nivelin e 103 lekëve për orë./tvklan.alGazetar Fjorald Zguro