Kastriot Sulka: “Edhe pse opozita në mënyrë abuzive deklaron se varfëria në vend është rritur shifrat tregojnë për tjetër realitet. Disa prej shifrave, të cilat krahasojnë periudhat 2005-2008 janë pensioni mesatar në qytet nga 870 lekë sot është 12 mijë lekë. Ka një rritje prej 38%. Pensioni minimal në fshat nga 3650 lekë sot është 6 mijë lekë. Ka një rritje prej 65%. Të ardhura minimale në qytet nga 8350 lekë sot janë 11 mijë e 200 lekë. Ka një rritje me 34%. Paga minimale është rritur me 45% dhe aktualisht është 17 mijë lekë. Paga mesatare është rritur me 44%. Nga 28 mijë lekë ka shkuar në 42 mijë lekë sot.”/tvklan.al