Lajme Arkiva 2004

30% e popullsisë është e varfër ndërsa rritja ekonomike teorikisht optimiste, mbetet e pamjaftueshme për uljen e varfërisë.

Adrian Civici: “Varfëria është shumëdimensionale nuk është vetëm varfëri momentale, por është edhe varfëri në shërbime, varfëri në mentalitet, varfëri në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë kushtet e jetesës. Atë që ne kemi sot shqetësim dhe kërkohet absolutisht që të zgjidhet sa më shpejt me politika më efikase, është mënyra që efektet e rritjes ekonomikë të shpërlahen në mënyrë më proporcionale midis rajoneve të vendit dhe sidomos midis grupeve të rrezikuara dhe grupeve më në nevojë.

Departamenti i shtetit amerikan por edhe OSBE-ja ditët e fundit përqendruan vëmendjen te shkalla ende kritike e varfërisë në vendin tonë. 22% e popullsisë është e papunë ndërsa rritja ekonomike mbetet ende e ngadaltë theksuan ndërkombëtarët në raportet e tyre.

Adrian Civici: “Në një periudhë afatmesme varfëria absolute që është nën 1 dollarë në ditë mendohet që të zhduket fare, kurse objektivi i fiksuar për varfërinë relative, pra për këtë grup popullsie me të ardhura deri 2 Dollarë në vit, deri në vitin 2015 ky numër do të përgjysmohet”.

Studimet konsiderojnë si zonën më të varfër verilindjen e vendit dhe zonat rurale në  përgjithësi./tvklan.al