Delegacioni i Bashkimit Europian mban peng rrugën “Murat Toptani”. Një ditë pasi televizioni Klan transmetoi një kronikë problematike për kaosin e krijuar në këtë zonë pas ndërprerjes së punimeve, ka reaguar Ministria e Kulturës.
Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në këtë institucion shpjegoi se pas zbulimit të rrënojave të Kalasë së vjetër të Tiranës, kjo zonë pranë parlamentit është marrë nën administrim nga delagacioni i Bashkimit Europian, pasi u shpall zonë muzeale dhe arkiologjike.
Sipas drejtorit Olsi Lafe, Ministria e Kulturës, por dhe Bashkia e Tiranës janë thjeshtë përfitues të këtij projekti.
Por pqrgjigjia e Ministrisë së Kulturës nuk zbardh asnjë zgjidhje për qytetarët e Tiranës, në mënyrë të veçantë për bizneset e shumta që shtrihen në gjatësinë e rrugës “Murat Pasha”, të cilët prej 2 vjetësh përjetojnë këtë kaos, duke rrezikuar edhe falimentin.
Kur nuk kanë dijeni institucionet shqiptare kompetente, si Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës se kur do të nisin punimet dhe rruga do të bëhet e kalueshme, çfarë iu mbetet qytetarëve? Ata që përballen çdo ditë me këto gropa me ujë e baltë?
Zgjidhja? Të trokasin në zyrat e ndërkombëtarëve për t’u informuar për rrugët e qytetit të tyre.
Tv Klan