Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio mbërriti mëngjesin e kësaj të hëne në Riad për të nisur bisedimet me rusët për paqen në Ukrainë.
Delegacioni i Uashingtonit, ku bëjnë pjesë Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Majk Uollz dhe i Dërguari Special për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof do të ketë përballë Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Juri Ushakovin, ndihmësin e Presidentit rus.
Përfaqësues të vendeve europiane nuk janë ftuar të marrin pjesë. Para nisjes drejt Riadit, kryediplomati rus tha se BE nuk do që lufta të mbarojë ndaj nuk shihte arsye që ata të jenë pjesë e bisedimeve.
Bisedimet e të martës pritet të hedhin bazat për një takim mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit për Ukraninën. Vetë Trump shprehu bindjen tha se takimi do të zhvillohet shumë shpejt, ndërsa tha se në bisedimet e paqes do të ftohet edhe Ukrainë.
Ndësa Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky tha se Ukraina nuk do të marrë pjesë këto negociata për paqen dhe nuk do t’i njohë rezultatet e tyre. Të pakënaqur me atë që duket si përjashtim që po i bëjnë Shtetet e Bashkuara partnerëve europianë nga këto negociata, liderët e vendeve kryesore të Unionit mblidhen këtë të hënë në një samit urgjent në Paris të thirrur nga Presidenti francez, Emanuel Makron.
Diskutimet pritet të fokusohen tek mënyrat se si të mbrohen interesat e palës ukrainase në këto negociata. Teksa Zelenski ka kërkuar garantimin e sovranitetit nga NATO edhe nëse Ukraina do ta ketë të pamundur të anëtarësoret, Kryeministri britanik Keir Starmer u bashkohet thirrjeve që në këtë vend të ketë trupa paqeruajtës ndërkombëtarë pas nënshkrimit të paqes. Idesë i janë bashkuar edhe Gjermania, Suedia, etj.
Tv Klan