Luan Zhegu – Kantautor

Osman Mula – Kompozitor/ Regjisor

Liljana Kondakçi – Këngëtare

Kozma Dushi – Këngëtar

Alida Hisku – Këngëtare

Ai është një ndër zërat dhe krijuesit që i ka dhënë një kontribut të çmuar muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Luan Zhegun, të cilin të gjithë e mbajnë mend jo vetëm për zërin e pakrahasueshëm, por edhe qëndrimin e tij përpara mikrofonit.

Pikërisht për qëndrimin e tij stoik në skenë, kantautori tregoi sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan se e ka nismën që në 1975-n, kur shumë kolegë të tij ishin dënuar pa të drejtë.

“Nuk harroj kurrë që kam vënë një dorë tek mikrofoni dhe një dorë tek xhaketa dhe nuk lëviza fare”, tregoi Zhegu teksa shtoi se Zoti i dha forcë në vokal.   

“Unë kam dalë në skenë pas plenumit famëkeq ku shokët e mi qoftë Sherifi, Franko, Aleksandër Lalo etj, u dënuan padrejtësisht. Dhe kur unë dola në skenën e festivalit, udhëheqës artistik ka qenë Gjon Simoni, i cili më tha: “Kjo është një provë për ty, ose mund të shkosh shumë lart ose mund të shkosh poshtë”. Por këtë gjë ma tha para festivalit dhe emocionet bënin punën e vet dhe frika nuk diskutohej. Të rinjtë sot nuk e kuptojnë. Ishte viti 1975 dhe nuk harroj kurrë që kam vënë një dorë tek mikrofoni dhe një dorë tek xhaketa dhe nuk lëviza fare. Zoti më dha forcë në vokal. I thashë vetes më mirë të mos lëviz, në mënyrë që të mos luanin me mua”, tregoi Zhegu./tvklan.al

Lira Hilaj – Drejtore ekzekutive e Qendres ISO organizatore e KazanFest

Bojken Lako – Këngëtarë dhe pjesë e aktivitetit