Xhani Shqerra – Moderator
Gerta Gixhari – Gazetare
Fjoralba Dizdari – Prezantuese moti në Abc News)
Mireda Thana – Life coach
Fillimi i një viti të ri sjell gjithnjë me vete dëshirën për të ndryshuar, që mund të lidhet me fusha të ndryshme të jetës, profesionale apo personale. Midis qëllimeve të mira për vitin 2020 mund të jetë edhe ai për të bërë një hap përpara në karrierë.
Krijimi i një liste me objektvat e vitit na bën më të motivuar për të ecur përpara. Për të folur për këtë temë në programin “Rudina”, pasditen e sotme ishin të ftuar moderatori Xhani Shqerra, gazetarja e showbizit Gerta Gixhari, life coach Mireda Thana dhe prezantuesja e motit në ABC News, Fjoralba Dizdari.
Moderatori Xhani Shqera ka treguar se ashtu siç e do tradita, ai ka preferuar që natën e ndërrimit të viteve ta festonte në familje me mamanë e tij.
“Festa e Vitit të Ri bëhet në shtëpi, sepse kam përshtypjen që për të gjithë shqiptarët kjo festë, festohet në shtëpi. Është tashmë ai opsioni që deri në 12 me të shtëpisë dhe pastaj me shoqërinë. Kam përshtypjen që është formula e duhur. Unë jetoj në Elbasan, në vendlindjen time dhe e kalova me familjen time të madhe prej dy anëtarësh, unë dhe ime më”.
Për sa i përket ëmbëlsirave që ishin prezente në tavolinë, ai tregoi se përveç bakllavasë, që është tradicionale, nuk mungoi kadaifi, por edhe panetonja.
“Unë jam shumë partizan i Bakllavasë, mamaja ime e kadaifit dhe sigurisht që bakllavaja nuk mund të mungojë dhe i kemi të dyja. Por jo vetëm, sepse ne dhe falë traditës italiane kemi edhe panetonin”.
Gazetarja e showbiz-it, Gerta Gixhari gjithashtu u shpreh se panetonja nuk mungon edhe në familjen e saj, madje i shoqëron përgjatë gjithë periudhës së festave, sepse është ëmbëlsira e saj e preferuar.
“Është ëmbëlsira që na shoqëron faktikisht, gjatë gjithë atmosferës së festave, që nga 1 Dhjetori dhe besoj deri nga mesi i Janarit. Panetonja dhe në shtëpinë time nuk mungon kurrë, është ëmbëlsira ime e preferuar”./tvklan.al
Ledia Sula – Primabalerinë në TKOB
E ftuar në programin “Rudina” ka qenë Mireda Thana, një Life Coach (mentore) e certifikuar që punon me individë dhe ekipe. Ajo është e trajnuar nga Co-Active Training Institute dhe Team Coaching University në Holandë dhe Zvicër. Thana vjen nga një eksperincë në Marketing dhe Financë.
“Unë flas nga eksperienca ime dhe deri tani jam duke punuar me persona që janë sipërmarrës të rinj ose me njerëz që punojnë në sektorin privat dhe duan të bëjnë ndryshime në jetën e tyre profesionale ose personale. Jemi të ngarkuar gjatë gjithë ditës nga të gjitha anët. Një nga gjërat që ne na mungon më së shumti dhe që njeriu si natyrë e ka të nevojshme është të dëgjohet, por të dëgjohet në të vërtetë, prandaj coach është një marrëdhënie, ku çdo gjë është në funksionin tuaj”.
Coach life është një person që beson plotësisht në potencialin e personave dhe mundëson të arritjet e qëllimeve më të larta, se ato që çdokush mendon se mundet. Life coach nuk merret në veçanti me individin ose problemet e tij, por ndihmon në hartimin e rrugës dhe lejon të përdoren të gjitha burimet që personi ka, në mënyrë që të realizojë gjithçka që ka menduar.
Thana thekson se një gjë që ndihmon shumë në arritjen e objektivave është visualizimi, pra përcaktimi i qartë i asaj synohet të arrihet. Së dyti vendosja e afatit dhe më pas edhe përzgjedhja e një personi të afërt ndihmon me arritjen e hapave./tvklan.al