Çfarë e bën një njeri të suksesshëm? A lidhen fama dhe paraja me suksesin? Pikërisht për këtë temë është diskutuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku të ftuarit kanë dhënë opinionet e tyre.
Ndër të tjera, panelistët thanë se suksesi jo domosdoshmërisht lidhet me të qenit i pasur, por me pikësynimin që secili i vendos vetes dhe ka qëllim për të arritur.
E ftuar në emision, gazetarja Gerta Gixhari ka treguar një histori të disa viteve më parë kur mbulonte sektorin e politikës si gazetare. Ajo u shpreh se bashkëshortja e një politikani i kishte treguar se qëllimi i saj në jetë ishte të rriste një familje të edukuar dhe të suksesshme.
“Dikur kur unë kam qenë dhe këtu në Tv Klan që kam qenë dhe gazetare politike, një nga këto gratë e politikanëve tanë, meqënëse mbuloja atë fushë, kur e takova atëherë, i thashë me çfarë po merresh. Dhe më tha, nuk merrem me asgjë. Nuk është se ishte e paformuar. Tha qëllimi im kryesor është që të rris një familje të zgjuar dhe të shëndetshme. Dhe ajo nuk kishte asnjë lloj ambicie personale, jo se nuk ishte e shkolluar apo inteligjente, por për mua quhet sukses edhe ajo gjë nëse fëmijët e saj kanë arritur sot…”, u shpreh gazetarja. /tvklan.al