Irini Qirjako – Këngëtare

Në programin “Rudina” në TV Klan ishte e ftuar një këngëtare mjaft e dashur e muzikës tradicionale popullore shqiptare. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon, e cila në studio ka rrëfyer për disa koncerte që ka realizuar gjatë muajit Nëntor të vitit të kaluar në Itali, me titullin “Bach is Back”. Aty është ndërthurur muzika klasike e Johaness Sebastian Bach, me polifoninë shqiptare. Irini tregoi se tashmë grupi ka marrë patentën për të zhvilluar koncerte të tilla në të gjithë botën.

Më tej, Qirjako ka treguar se kostumet popullore kanë qenë veshja e saj në çdo dalje në skenë dhe pavarësisht se miqtë i thoshin të ndryshonte veshje, e kishte shumë të vështirë. Irini Qirjako: Deri në kohën që ka qenë ai sistem, ne në skenë dilnim patjetër me kostum popullor, se unë isha soliste kryesore e ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore dhe ajo ishte veshja ime që nuk lëvizte. Pastaj kur erdhi demokracia, ne sigurisht lëvizëm me koncerte të ndryshme brenda vendit, nëpër botë dhe jam veshur edhe me fustane civile, siç po vij këtu tek ty.

Po çuditërisht unë videoklipet e para, që kam bërë shumë videoklipe, unë nuk ndahesha dot nga kostumi popullor dhe i bëja vetëm me kostume popullore dhe pastaj më thanë miqtë e mi: O Irini, po ndrysho ndonjëherë, dil pak ndryshe, vish edhe ti fustan si gjithë të tjerët. Edhe pastaj avash-avash, edhe unë i ndryshova, por nuk ikja dot çuditërisht./tvklan.al

Blerina Braka – Këngëtare

Këngëtarja Blerina Braka ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në TV Klan ku ka folur për projektin e saj të ri muzikor, por edhe detaje interesante nga jeta e saj personale. Ajo ka rrëfyer se “Altari dashurisë” është kënga që do të ketë në dasmën e saj, të cilën me shumë mundësi do e bëjë vitin e ardhshëm.

Por gjithashtu tregoi se ndoshta mund të sjellë në jetë dhe një vajzë para dasmës. Blerina Braka: Dasmën time pas një viti, këngën e kam gati, kjo është kënga ime. Kemi menduar gjëra të bukura, por doja t’i lija si surprizë për atë moment. Kam menduar, u bënë dy-tre vjet që kam menduar, por normalisht me djalin. Bile nuk është çudi që të bëj dhe vajzën. Rudina Magjistari: Edhe pastaj do bësh dasmën? Blerina Braka: Po! (Qesh) Rudina Magjistari: Pra më duket se paska qenë arsyeja që t’i kesh të dy në dasmën tënde? Blerina Braka: Ti kem të dy, që mos thotë vajza: Mami po unë pse nuk isha. Rudina Magjistari: E ke në plan tani shpejt vajzën, apo je gjë shtatzënë?

Blerina Braka: Jo shtatzënë nuk jam, por ndoshta është plan i afërt. Rudina Magjistari: Kështu që për këtë arsye, ndoshta dasma duhet të shtyhet pak? Blerina Braka: Po të shohim, e kam në plan vitin tjetër, por të shohim si do shkojnë gjërat. Më tej, këngëtarja tregon se ajo dëshiron një dasmë të veçantë dhe prej dy vitesh ka menduar gjithçka./tvklan.al

Dr. Pajtim Lutaj – Ophtalmokirurg dhe Pedagog prane Klinikes
Universitare te Okulistikës ne Q.S.U. “Nene Tereza” Tiranë

Ne emision do flitet per dy semundje te syve duke vene theksin ne trajtimin kirurgjikal me metodat e fundit të cilat japin resultate maksimale. Shkolitja e Retines dhe semundjet ( humbja e transparences) se Cornes-ë të cilat po te mos operohen pacienti verbohet. -shkolitja e retines eshte shkeputja e shtresave te retines nga pjesa qe e ushqen. Shkak mund te jene, trauma, diabeti, semundje te syrit). Prek 1% të popullsise, ne vendin tonë llogaritet te kemi rreth 400 deri 500 pacient ne vit.

Trajtimi kirurgjikal ne kohen e duhur me metodat me te fundit ka resultate shume te mira. Teknika qe kemi futur kohet e fundit realizojne ngjitjen e retines ne 100% të rasteve, eshte teknike mini-invasive pa vendos je të suturale. – semundjet e Kornesë (Xhamit te syrit) : humbja e transparences se cornese nga semundje te ndryshme shkakton humbjen e shikimit. Mjekimi i vetem eshte zevendesimi i kornese se demtuar me korne humane ose Transplanti I kornese. Ne vendin tone llogariten 100-130 raste ne vit. Operacioni shume i veshtire, por me e veshtire eshte gjeta e kornese humane. Une kam ne saje te nje kontrate me Banken e Syrit Franceze me baze ne Paris kam bere te mundur mundesine e importimit te kornese dhe kryerjen e Jo vetem tetransplantit te kornese por edhe teknikes me te fundit dhe me shume resultateve: transplantin e nje shkrese te vetme te kornese asaj endotheli- descelentike.

Dr. Pajtim Lutaj, profesor i okulistikës në Shqipëri. Ka kryer studimet në Francë për një periudhë 10-vjeçare ku ka punuar dhe më pas është kthyer në Shqipëri në 1996. Iniciator I çdo të reje lidhur me fushën e okulistikës në Shqipëri. Nga Marsi 2005-Mars 2011 Shef i Shërbimit te Okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare Nëne Tereza, Tiranë Nga tetori 2001 deri ne shtator 2002 Drejtor i Përgjithshëm i Qendres Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës. Nga gushti 1998 e ne vazhdim Mjek Ophtalmokirurg dhe Pedagog prane Klinikes Universitare te Okulistikës ne Q.S.U.T “Nene Tereza” Tiranë .