Gold AG/ “Jeta dhe muzika ime”!

I ftuar në emisionin Rudina ka qenë reperi shqiptar Arian Agushi që njihet ndryshe edhe si Gold Ag. Ai ka rrëfyer detaje nga kënga e tij më e re “Sofra e nanës” dhe për faktin që do bëhet baba për herë të parë. Reperi ka treguar edhe arsyen pse ka zgjedhur të quajë veten e vet Gold Ag.

Rudina Magjistari: Pse ke zgjedhur emrin Gold Ag, çfarë tregon?

Gold Ag: Gold, Ari, Arian dhe Ag është Agushi. Më përpara ka qenë ajo idea për të patur një emër anglisht në rep. Të isha në ditët e sotme kisha lënë një emër më shqip. Gjeneratat e vjetra mund ta kenë pak më të vështirë për ta kuptuar, por tani është në rregull jemi mirë.

Rudina MagjistariKa qenë trend emri i huaj?

Gold Ag: Sidomos pas luftës janë krijuar grupe dhe repera dhe gjithmonë ka pasur emra anglisht për shkak se repi vjen më shumë prej Amerikës. Ka dhe shumë njerëz që më thërrasin Arian, por ata që më thërrasin në emër janë më të afërt me mua.

Gold Ag ka treguar se ai e ka pasur pasion këngën dhe që i vogël ka imituar këngëtarë të ndryshëm, ndërsa në klasën e 8 ai ka bërë këngën e tij të parë rep. /tvklan.al

“N’Harmoni”/ Revista dedikuar jeteses mes natyres e traditave shqiptare!

Revista “N’Harmoni me Fshat e Zanat” ka rrefime te vogla, ngacmime nga realiteti vendas dhe ai global, fakte dhe statistika lidhur me mjedisin dhe jetesen e paqendrueshme te dekadave te fundit, deshiren per te evidentuar artizanet e rinj qe duket se u kane hyre disi ne pune ato zanate te trasheguara nga te paret. I eshte dedikuar bujkut te vogel dhe forces se tij te madhe per zhvillimin e ekonomise lokale. Jepen arsye pse ekonomia e te vegjelve eshte kaq e dobishme ne kete vend dhe sesi bashkepunimi sjell nje hov ekonomise

Marcela Tringaj është lindur e rritur ne Librazhd, dhe nga ky vend ka shenjuar dhe empatine e saj të parë me fshatin. Ka studjuar per per drejtesi ne Vlore, qytetin e origjines sime. Me pas studimet pasuniversiteare i ka kryer ne Zvicër dhe në Angli. Është nene e tre femijeve (me i vogli 9 muajsh) dhe punon si avokate qe prej kthimit tim nga Angline maj te vitit 2019.

Lira Gjika: Jo vjersha deri ne 6 vjeç, por dialog dhe kenge me femijet!

Mendja e fëmijës ka një energji të paimagjinueshme, që bën të mundur “rrugëtimin” drejtë së ardhes, nga një nivel i caktuar, në një nivel më të avancuar. Përdorimi i vjershave si praktikë gjuhësore, në moshën 0-6 vjeç, shkatërron pikërisht mekanizmat, që e nxitin fëmijën të gjejë e artikulojë flalën e tij. Fëmija shikon dhe dëgjon të rriturin si e artikulon, kur e përdor një fjalë të caktuar dhe nëpërmjet mendimit, memorjes dhe kurajos së tij, ai ushtrohet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për të artikuluar me fjalë atë që ai vetë mendon. Dhe kjo nuk është aspak një punë e lehtë, sepse ka të bëjë me të ardhmen dhe të qenit i rritur. E ardhmja është një zbulim dhe eksperiencë individuale. Ajo nuk duhet të jetë një eksperiencë e gatshme e dikujt tjetër, por një arritje hap pas hapi e vetë fëmijës. Fjalët e të rriturit duhet të jenë si shkallë për të arritur fjalët dhe mendimet e veta fëmija, jo të recitojë fjalët e të rriturit Dhe vjersha është pikërisht një eksperiencë dhe konkretizim i gatshëm i dikujt tjetër dhe për më shumë janë krijim i të rriturit. I rrituri i organizon dhe shpreh gjërat me mekanizma të kompletuar dhe kur përdoren përmëndësh ato shtypin dhe nuk lejojnë zhvillimin e fjalës së vetë fëmijës.