Llojet e maskave, qe na mbrojne nga COVID-19!

Ngadita e sotme të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskëjo vetëm në ambjente të mbyllura por edhenë rrugë. Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid 19 në vendin tonë. I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë mjeku infeksionis i cili ka folur më gjatë rreth kësaj teme. Pipero ka shprehur se rëndësia e maskave është maksimale dhe se ato nuk duhet të hiqen shpesh herë gjatë ditës sepse kjo i bën maskat më të rrezikshme.

Përgjithësisht rekomandohet në varësi të llojit të maskës nëse maska hiqet nuk duhet të përdoret më. Por bëhet fjalë për mjediset e kontaminuara. Nëse unë jam në spital, nëse në shtëpi kemi një të sëmurë i cili po trajtohet aty dhe ambienti i tij është i ndotur, ajo maskë hiqet, hidhet dhe vendoset një e re, ndërsa në rrugë apo mjedisin e jashtëm unë nuk besoj se është nevoja ta heqim dhe ta hedhim. Por unë këshilloj që ta heqim sa më pak dhe ta përdorim sa më shumë. Sa më shumë ta përdorim aq më të sigurt jemi.

Kur vjen puna për llojin e maskës, kohën që duhet mbajtur, vendet ku duhet dhe nuk duhet mbajtur, personat të cilët nuk duhet ta përdorin specialistët e kanë përshkruar jashtëzakonisht mirë.

Pipero është shprehur se nëse maska hiqet shpeshherë gjatë ditës e humb efikasitetin e saj dhe më shumë do jetë e rrezikshme sesa e shëndetshme. /tvklan.al

Tetori Roze – Muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit!

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një fushatë vjetore për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje. Janë të shumtë njerzit nga e gjithë bota që i janë bashkuar kësaj kauze për të ndihmuar gratë në nevojë.

Me anë të mbështetjes, ne mund t’i tregojmë çdo gruaje se jeta e saj është e rëndësishme. Duke punuar së bashku, ne mund të japim shpresë dhe të bëhemi një forcë për mirë “për t’iu dhënë atyre” qasje në kujdesin që i’u nevojitet.

Kinemate u hapen, por nuk ka filma per t`u shfaqur!

Pas 7 muajve kinematë do të hapen sipas protokolleve për Covid-19.
Urdhëri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi menjëherë. 
Kinematë qëndruan të mbyllura për 7 muaj që prej fillimit të pandemisë për shkak të grumbullimit të njerëzve dhe qëndrimit të tyre në ambiente të mbyllura dhe në këtë mënyrë shkaktonin një rrezik të madh për përhapjen e virusit, që është cilësuar si mjaft i ngjitshëm sidomos në ambiente të mbyllura.
Ky vendim u publikua ditën e djeshme vetëm  një ditë përpara se të hynte në fuqi dhe urdhëri për mbajtjen e detyruar të maskave ku ajo do të jetë pjesë edhe e protokollit në ambientet e kinemasë.