Ditë zie, sot në Kosovë/ Vrasjet e grave që tronditën shqiptarët

Dita e sotme ka qenë ditë zie në Kosovë. Pas rasteve të vrasjeve të grave, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur këtë të mërkurë ditë zie. Ajo tha se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.

Ky vendim vjen pas dy rasteve të rënda në Kosovë. Gjyljeta Ukella që vetëm pas 2 ditësh do të festonte ditëlindjen e 43-të u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi në orët e para të mëngjesit të së martës në Pejë.

Kjo është vrasja e dytë e grave brenda 5 ditësh në Kosovë. Të premten e kaluar një tjetër grua u privua nga jeta nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj. Më 12 prill, 21-vjeçarja Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu. Ndërkohë, një ditë pasi djali vrau nusen, vdes nëna e Edmond Lajqit.

Sot organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës. Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. Një marshim që u pri nga vajza e viktimës.

7-vjeçarja nga Tropoja mahnit në studio: “Sillja e tepsisë”, kur martohen vajzat

Në këtë pjesë të dytë, do të kemi një vajzë të vogël mjaft të talentuar. Ajo është nga Tropoja dhe është vetëm 7 vjeç. Quhet Amla, di të kërcejë, të këndojë, por ajo që e bënë më të veçantë, është se di të bëjë edhe një traditë të vjetër shqiptare, siç është tradita e “silljes së tepsisë” kur martohen vajzat. Është vërtetë e pabesueshme dhe ne do të kemi mundësi ta ndjekim edhe këtu në studio.

Gent Disha, “The Chemicals”, Niki Zaimi/ Rrugëtimi ynë në “X Factor Albania”

Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar talente të tjerë nga X Factor Albania, të cilët përfunduan rrugëtimin e tyre në këtë talent show, por që sigurisht në muzikë veçse ka nisur.

Njëri prej tyre është dhe këngëtari Gent Disha, një artisti i ri por shumë i talentuar i cili ishte në kategorinë e djemve me mentore Arilena Ara.

Kemi pasur vetëm një grup në X Factor ku ishin pjesë dy italianë dhe një shqiptar me emrin “The Chemicals” me mentore Elhaida Dani. Sot në studio do të kemi vetëm Jonidin si përfaqësues i grupit (Rosario Jonidi dhe Giovani).

Dhe i treti që do të na bashkohet sot, ishte fare pranë finales, ai është Nik Zaimi, i cili u eliminuar nga gara këtë premte në gjysmëfinale (është djali i Alket Zaimi, pjesëtarit të Grupit “Djemtë e Vjosës”). Pjesë e Kategorisë së djemve gjithashtu, me Arilena Arën.

Mes Alis, Kleansa dhe Jet, tre ish-konkurrentët zgjedhin fituesin e X Factor Albania

Finalja e madhe e X Factor Albania troket të premten në ekranin e Tv Klan. Pas javëve të garës, një fitues do të arrijë të triumfojë në spektaklin e talenteve duke u cilësuar si konkurrenti që mbart brenda vetes elementin X. Tre pretendentët që do të përballen në finalen e së premtes janë Alis nga skuadra e Arilena Arës, Kleansa nga grupi i Elhaida Danit dhe Jet nga kategoria Mix.

Shumë emocione jo vetëm për ta, por edhe për miqtë e tyre që tashmë kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre por vazhdojnë t’i mbështesin fort. Gent Disha, Niki Zaimi dhe Jonid Gjoka kanë nga një emër që e shohin si fitues të X Factor Albania të cilin e zbulojnë në “Rudina”.

Rudina Magjistari: Kush e fiton sipas jush, më thoni nga një emër?

Jonid: Kleansa.

Rudina Magjistari: Ti thua Kleansa.

Gent Disha: Unë gjithmonë kam votuar dhe kam thënë që Alis sepse unë e kam një shok dhe ia di kapacitetin dhe personalitetin se sa shumë mund të japë në skenë ai, pavarësisht kapacitetit, normale që finalja ka ato emocionet e veta dhe besoj dhe shpresoj që t’ia dalë, ta marrë dhe të fitojë kupën Alis.

Niki Zaimi: Edhe unë jam për Alis. Ka kaluar sfidat që i kanë ardhur përballë kështu që besoj do ia arrijë edhe kësaj nate të fundit.

Sigurohuni mos ta humbisni natën finale pasi djemtë bëjnë me dije se do të ketë shumë surpriza ku nuk do të mungojë as një performancë e të gjithë konkurrentëve së bashku.

/tvklan.al