Marjana Kondi – Aktori humori

Arvin Kita – Shef kuzhine “Otium”

Aromë dreke ka nisur që nga data 10 Shkurt dhe transmetohet nga e hëna në të shtunë, ora 11:00, në Tv Klan. Chef-i i kuzhinës Arvin Kita dhe një ndër aktoret më të dashura shqiptare, Mariana Kondi gatuajnë me gatime tradicionale dhe moderne. Argëtim dhe humor, batuta dhe shije, premtojnë dy “moderatorët”, e kthyer tashmë në “ikona” të fushave ku janë dedikuar: kulinari dhe aktrim.

Dr.Dhimitraq Argjiri  – Pneumolog

Dr.Maria Zoto – Alergologe dhe imunologe nga Spitali Hygeia

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta.Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme.

Aida Gjini – Udhëheqëse dhe koreografe e grupit të valltarëve/Ansambli folklorik “Shqiponja”

Sot është një ditë feste për të gjithë. Do festojmë jo vetëm për Prishtinën, por edhe në kuadër të 100 vjetorit Tirana Kryeqytet, kemi menduar ta mbyllim  programin me valle. Vallet folklorike janë një pjesë mjaft e rëndësishme dhe e bukur e traditës sonë, të cilat i kemi trashëguar brez pas brezi dhe sot performohen në mënyrë të shkëlqyer nga shumë të rinj. Valltarët e Ansamblit Shqiponja janë të moshave të ndryshme i bën bashkë pasioni për këtë traditë. Sot do të kemi të ftuar në studio Ansamblin folklorik “Shqiponja” të cilët do të performojnë në studio.