#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Traditat e festimeve të fundvitit në kulturen shqiptare, dikur dhe sot
Jemi në periudhën më të bukur të vitit, në dhjetorin magjik të dritave shumëngjyrëshe, në
muajin e festës që na bën bashkë të gjithëve.
Festat e fundvitit, për këdo janë një moment magjik që na mbush me shpresa të reja, gëzim dhe
reflektime për vitin që po lëmë pas. Por sa ka ndryshuar tradita e festimeve dhe urimeve nga
dikur dhe sot tek shqiptarët? Kjo është tema që do të diskutojmë këtë të shtunë me miqtë
tanë. NGA PEMA E VITIT TË RI, TEK DEKORET, KARTOLINAT, GATIMET: SI FESTONIM DIKUR
DHE SI FESTOJMË SOT…Kjo do të jetë tema e kësaj të shtune.
Sigurisht edhe këtë të shtunë nuk do të mungojnë fjalimet pikante nga të ftuarit tanë prej 90`,
por edhe pjata e shefit në pjesën e tretë.
Si e festonim dikur Vitin e Ri? Të ftuarit ndajnë kujtimet e veçanta
Magnetofoni i veçante i ‘70 në studio, kujtime dhe urimet për Vitin e Ri
Jemi rikthyer në pjesën e tretë ku sigurisht nuk do të mungojnë pjatat e shijshme për të ftuarit
tanë, jemi në momentin e “pjatës së shefit”. Cili është shefi që do të kemi sot dhe çfarë recete
do t’iu servirimi të ftuarve tanë, le ta prezantojmë menjëherë…