Të ftuar:
Laura Nezha – Artiste
Fladjona Nezha – Mjeke estetiste
Ato janë motra dhe ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, edhe pse njëra është brune dhe tjera bjonde. Njëra prej tyre ka krijuar një figurë të dashur tek publiku si aktore e këngëtare, por edhe ka sfiduar veten si balerinë. Ndërsa motra e saj ka një profil më të ulët në publik, është mjeke estetiste.
Bëhet fjalë për aktoren Laura Nezha dhe motrën e saj Fladjona Nezha. Ato ishin sot të ftuara në emisioni “Rudina”, në Tv Klan, për të folur për fëmijërinë dhe marrëdhien e tyre. Edhe pse me një diferencë në moshë prej 5 vitesh, Laura dhe Fladjona treguan se janë mjaft të lidhura dhe se ndajë çdo gjë me njëra-tjetrën.
“Fëmijëria jonë ka qenë shumë e bukur. Nuk ka patur ndonjë gjurmë të keqe për t’u mbajtur mend. Ka qenë fëmijëri e qetë, kaluar mes argëtimeve të moshës. Për mua ka qenë e mbushur plot me pasione. Gjithmonë kam qenë dorë për dore me Fladin, nuk ia kam lëshuar kurrë dorën. Kur kam qenë fëmijë unë kam qenë tip që ku të më lije më gjeje sërish, por pak nga pak ndryshuan rolet me Fladin. Me njëra-tjetrën kemi qenë shumë bashkëpunuese. Mënyrën e të perceptuarit të gjërave e kemi njëlloj, temperamenti është gjë tjetër pastaj”, tha Laura.
Ndërkohë Fladjona shtoi se për shumë vite është kujdesur për Laurën pasi ka qenë më e vogël, por me kalimin e viteve siç tregon ajo u bënë shoqe të pandara.
“Vitet e para unë e kam patur rolin e të kujdesurit për Laurën, por rreth moshës 17 vjeç m’u kthye në një shoqe të pandarë. Ishim shumë të afërta me njëra-tjetrën. Kur kemi qenë të vogla unë kam qenë më çapkëne. Ne jemi të ndryshme, por plotësojmë njëra-tjetrën, ndaj edhe jemi të pandara”, tha Fladjona.
Elda Rika – Drejtuese e një kopshti privat
Rajna Kovaçi – Publiciste