Enisa & Françeska, dy velinat e “Stop”!
Sot do ta fillojmë emisionin me dy vajza të reja në moshë dhe shumë energjike. Ato janë dy velinat e Stop-it. Enisa Koleci dhe Franceska Rustem. Të dy vajzat janë bërë pjesë e TV KLAN dhe emisionit më të ndjekur investigative falë pjesëmarrjes së tyre në Miss Shqipëria.
ENISA /Enisa Koleci me origjine nga Burreli është 21 vjec ne vitin e dyte universitet, dega marredhenie nderkombetare, diplomaci. Qe ne moshen 16 vjecare është diplomuar si makeup artist. Ka marre pjese tek Miss Shqiperia 2019 ku edhe ka fituar cmimin si “Shoqeruesja e Dyte e Missit” dhe “Fllonxa” cmim që e jep STOP-I pasi përzgjedh vajzën që do të marrë pjesë në emision. I pëlqen muzika, leximi, fotografia dhe horoskopi. Për të familja eshte mbeshtetja më e madhe. Enisa është pjesë e stop prej 2 sezonesh.
FRANCESKA /Franceska Rustem është nga Durrësi ajo është gjimnaziste. Pasioni dhe endrra e saj eshte modelingu dhe gjithcka qe ka te bej me te ,ka gati 2 vite qe meret me modeling dhe tani mund ta konsiderojë dhe si pune. Modelingun e ka nisur krejt rastesisht duke hedhur posht mentalitetin kritikat dhe gjithcka tjeter arriti me se miri te punoj dhe te gjendet prane
figurave me te njohura te shoëbizit. Pjesemarrja tek Miss Shqiperia i dha mundesine te behet pjese e emisionit Stop . Televizioni po kthehet për të nder pasionet me te medha ndoshta në një të ardhme mund të moderojë dhe një emision. Franceska ka vetëm 2 muaj pjesë e Stop.
Profecite e frikshme per fundin e botes!
Sot koronavirusi është një pandemi globale, kështu që natyrshëm njerëzit po mundohen të qetësojnë ankthet e tyre duke konsumuar me zell filma dhe libra që trajtojnë këtë temë. Disa prej tyre kanë një ngjashmëri të çuditshme me atë që po ndodh tani, duke bërë që disa njerëz të pretendojnë se autorë të caktuar “parashikuan” përhapjen e koronavirusit.
Ndër to është dhe autorja Silvia Browne së bashku me Lindsay Harrison, me librin “Mbramja e ditëve”, (“End of Days”). Autorja parashikoi fundin e botës nga një sëmundje e ngjashme me pneumoninë Covid-19 dhe pikërisht mbi këtë roman është bazuar edhe filmi “Contagion”.
Tashmë ky libër vjen i shqipëruar nga Krenar Hajdëri dhe për të folur rreth tij, në studion e “Rudina” ishte redaktorja e librit, Etelina Nikolla. Në studio ajo foli për disa prej parashikimeve të autores amerikane dhe i komentoi ato së bashku me moderatoren Rudina Magjistari.
Etelina Nikolla: Silvia Brown ka thënë që rreth vitit 2018 do të rritet aktiviteti sizmik në shkallë botërore.
Rudina Magjistari: O jemi dëshmitarë ne shqiptarët o s’ka tjetër.
Etelina Nikolla: Këtu ka pasur të drejtë dhe nuk kemi ç’ti themi. Tjetër, flet rreth dallgëve gjigande të baticave që mund të godasin Lindjen e largët dhe Floridën rreth viteve 2025-2030. Një tjetër parashikim sipas saj, përpara vitit 2050, kam bindjen se në vijim të trazirave të mëdha do të shfaqet Atlantida. Nëse i referohemi historive, Atlantida ka qenë një prej kontinenteve më të njohura shumë e shumë shekuj më përpara dhe NASA, besoj jeni në dijeni që herë pas here thotë që po shfaqet Lemuria dhe Atlandita dy kontinente të zhdukur tashmë që po dalin në sipërfaqe për shkak të ngrohjes globale. Nuk di ç’të them nëse duhet t’i besojmë apo jo, por ka disa fakte aty. Nostradamusi, meqenëse e përmende pak më sipër, llogariste se historia njerëzore kishte filluar në vitin 3203 përpara Krishtit dhe sipas tij, planeti ynë merr fund në vitin 3797, për të dhënë pak shpresë.
Rudina Magjistari: Po prap yhy…
Etelina Nikolla: Kemi kohë për ta shijuar.
Rudina Magjistari: Sa të duash.
Etelina Nikolla: Por kjo nuk do të thotë që libri nuk ka edhe pjesë të errëta, nëse mund të themi kështu. Sa i takon parashikimeve për tërmetet, sëmundje të ndryshme të parashikuara shumë kohë më përpara, në libër është parashikuar edhe atentati i dytë që i është bërë Papa Gjon Palit II, është bërë shumë kohë më përpara. Profecia e Fatimasë më duket e ka parashikuar dhe doli që iu bë atentat Papa Gjon Palit. Budistët nuk besojnë shumë tek fundi i botës, sepse janë tek ata lloj njerëzish që mendojnë që nuk do të ketë një fund bote, thjesht do të ketë një transformim. Do të kthehemi aty ku kemi qenë thonë ata.
Rudina Magjistari: Gjithsesi, për pjesën tjetër përsëri ky libër është shumë intrigues apo jo? Newton gjithashtu ka pasur një parashikim të vetin, si është përfshirë në këtë libër dhe çfarë? Cili është parashikimi i tij?
Etelina Nikolla: Sipas Newtonit, lidhur me “Ditën e mbrame”, që u bë e njohur për publikun në vitin 2003, dolën letrat si me thënë se çfarë ai kishte parashikuar.
Rudina Magjistari: “Ditën e Mbrame” domethënë dita e fundit?
Etelina Nikolla: Po dita e fundit, sepse unë i referohem siç e thotë autorja, sepse nuk dua të dal nga rregullat e Gjuhës Shqipe për të mos transformuar përkthimin. Newtoni thoshte që në vitin 2060, planetit tonë i vjen fundi. Dhe kur e thotë një fizikant, me aq shumë famë dhe aq shumë teori të vërtetuara fizike, ndoshta duhet marrë pak seriozisht dhe pastaj ka citime të ndryshme të Neetonit të cilët duket se e bazojnë atë që ai ka parashikuar.
Rudina Magjistari: Padre Pio…
Etelina Nikolla: Por 2060, edhe këtu kemi pak shpresë.
Rudina Magjistari: Jo 2060 është shumë afër, është e frikshme nëse është kjo datë.
Etelina Nikolla: Po nëse…
Rudina Magjistari: Po ngaqë ky është një shkencëtar nuk i besoj shumë, është më pak i besueshëm. Më shumë do besoja një njeri që s’është fare shkencëtar, domethënë një njeri pak më sensitiv, ose një njeri siç është vetë autorja, sesa një shkencëtar që parashikon një datë kaq të afërt mbi të gjitha.
Etelina Nikolla: Një tjetër parashikues ishte Arton Conandoy, i cili ka parashikuar disa luftëra të ndryshme, disa përmbytje të mëdha në pellgun e Mesdheut, por pa parashikuar një datë të saktë apo një vit të saktë kohor.
Rudina Magjistari: Po Padre Pio? Sepse Padre Pio është një njeri i shenjtë tashmë, një figurë shumë interesante.
Etelina Nikolla: Patjetër që e kanë pikë reference. Thuhet sipas shkrimeve të shenjta, se data kur do jetë fundi i botës vetë Padre Pios i është dhënë nga Jezu Krishti. Ajo çka ai ka shënuar dhe ka lënë në letër është mbyllur në bibliotekat e Vatikanit.
Rudina Magjistari: Askush s’ka akses domethënë ta shohë…
Etelina Nikolla: Të paktën në libër nuk është dhënë asnjë reference. Ka pastaj këshillat për njeriun, biri im dashuria për njeriun është shumë e madhe, duhet të kemi kujdes, duhet ta duam njëri-tjetrin sepse do të vijnë ditë të vështira. Domethënë këto këshillat për dashurinë, për njëri-tjetrin, por jo një vit i saktë.
Rudina Magjistari: Por domethënë që, ajo thotë që Padre Pio ka bërë një parashikim të fundit të botës, me një datë me një vit.
Etelina Nikolla: Sepse atij i ka ardhur, datë jo, me një vit të përafërt sepse atij i ka ardhur vetë mesazhi nga Jezu Krishti që po ta jap ty këtë mesazh që ti t’ia japësh botës. Dhe këtë mesazh Silvia Browne e ka përfshirë në librin e saj.
Rudina Magjistari: Botës nuk ia dha. Krishti ia dha t’ia shpërndante botës, ndërkohë që bota e mbylli aty dhe nuk e lë ta shpërndajë…
Etelina Nikolla: Po sikur ta zbulojë lexuesi brenda?
Rudina Magjistari: A ja, kjo për shembull na intrigon shumë. Që do të thotë që ne duhet ta lexojmë librin, edhe të zbulojmë shumë gjëra të tjera interesante.
Etelina Nikolla: Do pak durim, sepse kapitujt e parë janë ndoshta, jo të lodhshëm, por duhet të kesh durim për t’i kuptuar pse është shkruar ky libër dhe cili është qëndrimi i librit, por që më beso Rudina, një libër që për dy tre ditë del nga dora dhe pastaj fillon edhe bluan truri ndoshta mendon në formë tjetër. Ndoshta për t’u bërë pak më të mirë, pak më të dashur.
Rudina Magjistari: Qartë. Sot aktualisht jemi në një kohë pandemie, duke jetuar pikërisht diçka kaq shumë të parashikuar edhe kaq në detaje në fakt.
Etelina Nikolla: Po të shohësh ekzaktësisht në libër…
Rudina Magjistari: Dhe me vit po, 2020.
Etelina Nikolla: Silvia Browne ka parashikuar zhdukjen e diabetit. Do vijë një kohë thotë, që diabeti do jetë një sëmundje paranormale. Ka parashikuar klonimin. Që ne tashmë jemi dëshmitar që shkenca ka klonuar njeriun.
Sylvia Celeste Browne lindi më 19 Tetor të vitit 1936 dhe vdiq më 20 Nëntor 2013-s. Ajo ishte një autore amerikane që pretendonte se kishte aftësi psikike. Shfaqej rregullisht në televizion dhe radio, përfshirë në The Montel Williams Show dhe Larry King Live. Browne shpesh përballej me kritika për parashikimet e saj. Por që pas vdekjes, duket se disa parashikime tanimë po dalin të vërteta./tvklan.al
Nje mbremje operistike nga tenori Armaldo Kllogjeri ne kohe pandemie!
Prej më shumë se 8 muajsh artistët janë në një situatë të vështirë për shkak të mungesës së aktiviteteve dhe lidhur me këtë një pjesë e mirë e tyre janë detyruar të gjejnë vetë rrugën e skenës. Armaldo Kllogjeri është pa dyshim një prej zërave të talentuar të operës shqiptare që po zhvillon një karrierë të suksesshme artistike brenda vendit por edhe në Evropë.
Solisti Armaldo Kllogjeri së bashku me disa artistë të tjerë kanë mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert në Pallatin e Brigadave.