#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
“Art with Heart” –Stilisët e rinj shqiptarë dhe moda e qëndrueshme
Sot do ta nisim programin me modë dhe stil, pak ditë më parë vajzat e talentuara të Univeristetit të Arteve, që janë stiliste të reja, ishin pjesë e projektit “Art with Heart” – një projekt që jo vetëm solli krijime unike në pasarelë në skenën e qendrës së artit Agimi, por edhe përcolli një mesazh të fortë mbi modën e qëndrueshme. Nën temën “0 Waist”, ato sfiduan kufijtë e dizajnit tradicional duke krijuar veshje që reduktojnë mbetjet dhe promovojnë një qasje më të përgjegjshme ndaj modës. Do të flasim pikërisht për emocionet e kësaj eksperience, sfidat që përballuan, materialet që përdorën për të sjellë këto koleksione të veçanta dhe, sigurisht, planet e tyre për të ardhmen.
Çfarë është “DeepSeeK” dhe si po e konkurron “ChatGPT”?
Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë për të folur për një aplikacion inovativ që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale, që thuhet në fakt se po konkurron fuqishëm CHATGPT. Bëhet fjalë për aplikacionin DeepSeek,i prodhuar në Kinë, i cili është krijuar që në vitin 2023 në fakt, por më 20 janar 2025 është publikuar një version i tij më i mirë DEEPSEEK R1, duke e renditur në krye të shkarkimeve të Apple Store. Do të mësojmë më shumë për këtë aplikacion të ri le të themi, për veçoritë.
I jepet lamtumira Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos
Jemi rikthyer në këtë pjesë të tretë. Sot më 30 janar qindra besimtarë dhe personalitete janë bërë pjesë e homazheve në katedralen “Ngjallja e Krishtit” për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kryepeshkopi të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta më 25 janar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës në moshën 95- vjeçare. Ne do të flasim sot në studio me teologun Miron Çako, për kontributin e tij.